Zyberaj: Vrapova 260 km për shpirt të babait

Atletika

Zyberaj: Vrapova 260 km për shpirt të babait

Më: 29 nëntor 2023 Në ora: 12:00
Zyberaj

Erzen Zyberaj e kompletoi me sukses vrapimin e tij nga Prishtina për në Tiranë me rastin e 111 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.

Në një intervistë për emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, atleti nga Kosova theksoi se janë rritur gjithmonë me frymën e patriotizmit dhe dashurinë e atdheut.

Më tej ai theksoi se e realizoi një amanet që ia kishte lënë babai i tij dhe se vrapimin prej 260 kilometrash e bëri për shpirt të babait të tij.

“Kam vrapu për të gjithë ata shpirtra të njerëzve që kanë kontribuar dhe vazhdojnë të kontribuojnë për Shqipërinë.

Unë kam vrapu për shpirtin e tij. Rruga më shkoi 28-orë. Ka pasur komente të ndryshme e pozitive.

Babi im dhe ne jemi gjithmonë jemi rrit me frymën patriotike. Kemi shikuar gjithmonë filma shqip.

Tre orë e kam dëgjuar kolonën zanore të udhës së shkronjave. Ëndrra për të qenë një do të jetë deri në frymën e fundit. Ai njeri që e ndjen veten shqiptar, duhet ta ketë të ngulitur”, theksoi atleti nga Kosova.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat