Atleti i shtigjeve të gjata, Erzen Zyberaj, ka bërë një postim interesant në lidhje me shokët e tij, Lum Haxholli e Naim Foniqi.
“’Bëhu arsyeja pse dikush buzëqesh.
Bëhu arsyeja pse dikush ndihet i dashur dhe beson në mirësinë e njerëzve’
Faleminderit për respektin, dashurinë, motivin, fjalët e mira, këshillat, shoqërinë dhe gjithçka tjetër.
Jam me fat që kam shokë si ju Naim dhe Lumi”, ka shkruar Zyberaj në profilin e tij në facebook.