Një mesazh emocionues dhe domethënëse nga atletja Jumna Fetahu.
Kjo atlete ka bërë mrekullinë në Beograd duke thyer rekordin.
Jumna Fetahu, vajza e Sakip Fetait nga Çairi i Shkupit, (ish-komandant i UCK-së) ka thyer rekordin e saj në mitingun ndërkombëtar të atletikës në Beograd.
Atletja e talentuar në disiplinën e hedhjes së gjyles në kategorinë e të rejave, e zuri vendin e parë me rezultat 13.58 metra.
Ky sukses i saj është rekord shtetëror për pioniere dhe juniore të reja në Maqedoninë e Veriut.
Rekordi i saj i vjetër ka qenë 12.67 metra, kështu Jumna theu rekordin për 91 centimetra.
Ajo ka bërë një mesazh emocionues në adresë të babait të tij.
“Babi, ti atje, unë këtu. Ti e theve kufirin, unë rekordin.
Aty ku dhemb më së shumti, aty ku atomin e fundit e jap për mëmëdhenë”, ka shkruar Jumna.