Mesazh i vajzës së ish-ushtarit të UÇK-së: Babi, ju thyet kufirin në Koshare, unë rekordin në Beograd!

Atletika

Mesazh i vajzës së ish-ushtarit të UÇK-së: Babi, ju thyet kufirin në Koshare, unë rekordin në Beograd!

Më: 24 dhjetor 2023 Në ora: 11:52
Jumna Fetahu

Një mesazh emocionues dhe domethënëse nga atletja Jumna Fetahu.

Kjo atlete ka bërë mrekullinë në Beograd duke thyer rekordin.

Jumna Fetahu, vajza e Sakip Fetait nga Çairi i Shkupit, (ish-komandant i UCK-së) ka thyer rekordin e saj në mitingun ndërkombëtar të atletikës në Beograd.

Atletja e talentuar në disiplinën e hedhjes së gjyles në kategorinë e të rejave, e zuri vendin e parë me rezultat 13.58 metra.

Ky sukses i saj është rekord shtetëror për pioniere dhe juniore të reja në Maqedoninë e Veriut. 

Rekordi i saj i vjetër ka qenë 12.67 metra, kështu Jumna theu rekordin për 91 centimetra.

Ajo ka bërë një mesazh emocionues në adresë të babait të tij.

“Babi, ti atje, unë këtu. Ti e theve kufirin, unë rekordin.

Aty ku dhemb më së shumti, aty ku atomin e fundit e jap për mëmëdhenë”, ka shkruar Jumna.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat