Shqiptarja kampione në Beograd

Atletika

Shqiptarja kampione në Beograd

Më: 24 dhjetor 2023 Në ora: 12:34
Jumna Fetahu në mes

Në mitingun ndërkombëtar të atletikës në Beograd në disiplionën e hedhjes së gjyles në kategorinë e të rejave dhe të rinjve, atletja e talentuar nga Shkupi, Jumna Fetahu e Maqedonisë së Veriut e zuri vendin e parë me rezultat 13.58 metra, që është rekord shtetëror për pioniere dhe dhe juniore të reja.

Rekordi i saj i vjetër ka qenë 12.67 metra.

Kështu shqiptarja Jumna theu rekordin për 91 cm.

Deri në plotësimin e normës për në kampionatin europian për të rinj në vitin 2024 në Banjska Bistrica, Jumnës i nevojiten edhe 82 cm.

Deri në muajin korrik të 2024-ës pritet që të plotësoj normën, ndërsa është e mundur që një gjë të tillë ta arrij edhe në mitingun e kampionëve të rinj që është nën organizim të KA Partizan.

Edhe Brajan Avia në kategoirinë në gjatësi e fitoi vendin e dytë me rezultat 6.67 m, kurse në lartësi e zuri vendin e parë me rekord personal 198cm. Këtij të fundit për plotësimin e normës për në europian i duhen edhe 2 centimetra.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat