Sara Susuri - krenare për çmimin sportistja e vitit në Prizren 

Atletika

Sara Susuri - krenare për çmimin sportistja e vitit në Prizren 

Nga: K. Goca Më: 28 dhjetor 2023 Në ora: 16:20
Sara Susuri - majtas

Atletja e KA Prizrenit dhe e kombëtares së Kosovës, Sara Susuri, tha se është krenare për epitetin e sportistes së vitit 2023 në komunën e Prizrenit. 

Sara tha se kjo do të motivojë edhe më shumë për vitin tjetër për punë e suksese të radhës vendore e ndërkombëtare në disiplinat e shkurtra.

“Jam e lumtur për të arriturat e këtij viti, dhe vitin tjetër na pret një vit sfidues dhe me plot punë.

Image

Me seriozitet arrihet çdo gjë.

Sukses çdo sportisti që punon dhe atyre qe e duan sportin.

Për çdo sukses timin është prapa meje trajneri Bajram Duja si dhe kryesia e klubit në krye me kryetarin Gazi Renaku”, thotë Susuri për gazetën kombëtare “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat