Atletja e KA Prizrenit dhe e kombëtares së Kosovës, Sara Susuri, tha se është krenare për epitetin e sportistes së vitit 2023 në komunën e Prizrenit.
Sara tha se kjo do të motivojë edhe më shumë për vitin tjetër për punë e suksese të radhës vendore e ndërkombëtare në disiplinat e shkurtra.
“Jam e lumtur për të arriturat e këtij viti, dhe vitin tjetër na pret një vit sfidues dhe me plot punë.
Me seriozitet arrihet çdo gjë.
Sukses çdo sportisti që punon dhe atyre qe e duan sportin.
Për çdo sukses timin është prapa meje trajneri Bajram Duja si dhe kryesia e klubit në krye me kryetarin Gazi Renaku”, thotë Susuri për gazetën kombëtare “Bota sot”.