Halil Sylejmani: Brengë e jona infrastruktura sportive! Atletika nuk është sport i dhomave të ngushta apo të vogla 

Atletika

Halil Sylejmani: Brengë e jona infrastruktura sportive! Atletika nuk është sport i dhomave të ngushta apo të vogla 

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 30 dhjetor 2023 Në ora: 17:45
Halil Sylejmani

Po mbyllet një vit me batica dhe zbatica për mbretëreshën e sporteve në Kosovë.

Atletika është pothuajse i vetmi sport në shtetin e Kosovës, që nuk ka infrastrukturë sportive, nuk ka stadium me tartan të atletikës sipas standardeve. 

Përkundër mungesë së shtegut të atletikës me standarde ndërkombëtare, po shënojnë rezultate në bazë të mundësive në rrafshin ndërkombëtar.

Image

Presidenti Federatës së Atletikës së Kosovës, Halil Sylejmani, njëherë anëtar i Komitetit Ekzekutiv të Komitetit Olimpik të Kosovës, në intervistën për gazetën kombëtare “Bota sot”, ka folur për gjendjen që po kalon atletika, infrastrukturën sportive, sa është i kënaqur me rezultatet, si e sheh vitin 2024 për Lojërat Olimpike – “Parisi 2024”. 

Përveç kësaj ka folur edhe për stadiumin e atletikës që pritet të fillojë të ndërtohet në qytetin e Kamenicës.  

Image

“Bota sot”: Si e sheh vitin 2023?

Halil Sylejmani: Si gjithherë edhe ky vit ka qenë me mjaft sfida të ndryshme, te cilat na përcjellin me vite të tëra.

Kemi punuar kemi organizuar gara të ndryshme sidomos edhe Maratonën Ndërkombëtare Prishtina 2023, mirëpo asnjëherë nuk jemi ndalur. Sfida ka të llojllojshme të mbarëvajtjes të garave, gjegjësisht punët që i ka Federata e Atletikës së Kosovës.

Kemi mungesë të stadiumit, shtigje të atletikës janë numër një, që e kam thënë 100 mijë herë, edhe do përsëris.

Përkrahja edhe pse është nga MKRS, kemi bërë kërkesë edhe që të na ndihmohet posaçërisht për Maratonë, mirëpo nuk e kanë aprovuar kërkesën, nuk e di kush është fajtor, besoj se ministri nuk është, por ata që punojnë janë fajtorë, por sigurisht që do të dalin fajtorët kryesorë që nuk e përkrahin mbretëreshën e sporteve për një garë me karakter ndërkombëtar.

“Bota sot”: sa i përket rezultateve sa jeni të kënaqur?

Halil Sylejmani: Tani kemi atletë me të ri, janë të kyqur dalëngadalë, që të hyjnë në rrjedha të garave si brenda dhe jashtë por nuk them që nuk ka rezultate por nuk jam i kënaqur plotësisht apo qind për qindtë dhe asnjëherë nuk kam qenë.

Shpresoj të jem i kënaqur vetëm atëherë kur të arrijmë në nivelet më të larta të garave ndërkombëtare që aty te tregojnë dhe fundi i fundit, ajo që e pranon është medalja të cilat i realizojnë me karakter ballkanik, evropian e botëror. 

“Bota sot”: I përmende problemet me infrastrukturë, është paralajmëruar ndërtimi i stadiumit të atletikës në Kamenicë, sa jeni optimist se kjo do te realizohet shpejt?

Halil Sylejmani: Është një iniciative e mëhershme.

Ne kemi pas dëshirë gjithherë që t’ju ndihmojmë edhe si federatë, por edhe akterët tjerë, që në komunën e Kamenicës të bëhet një shteg më i mirë, të organizohen garat edhe të brendshme edhe të organizohen garat ndërkombëtare. Fatbardhësisht, kjo kërkesë e jona ka ra në vesh të ministrit sigurisht dhe ministri e ka aprovuar me organet tjera qeveritare dhe parlamentare.

Është aprovuar nga organet më të larta ekzekutive. Është pru vendim që do të ndërtohet stadiumi.

Ne ende nuk kemi qenë për të vënë gurthemelin e këtij stadiumi. Besoj shumë dhe ndoshta gabim që besoj, por besoj se kam mu u bë sa më shpejt. Edhe pse kam një dilemë aty por mund të ndërtohet shpejt në qoftë se mjetet sigurohen automatikisht në fazën e fillimit të këtij stadiumi, i cili është shumë i nevojshëm për krejt federatën atletike jo vetëm për klubin.

Vërtet një kohë të gjatë klubi atletik Rogana ka qenë e para në Kosovë dhe ka pas atletë shumë të mirë që kanë zhvilluar gara dhe pikërisht për atë e kanë fituar këtë mirë nga shteti. Mirëpo, a do të realizohet shpejt, nuk e di. Megjithatë e ka rolin shumë shpejt sepse janë Lojëra Mesdhetare të cilat do të organizohen në vitin 2030 – “Prishtina 2023”. Ndoshta për një vit apo një vit e gjysmë do të kryhet stadiumi.

“Bota sot”: Sa iu ka shkaktuar telashe mungesa e shtegut me tartan në stadiumin “Olimpik” në Mitrovicë, i cili ka qenë i vetmi që i ka plotësuar kriteret për garat e atletikës dhe sipas standardeve ndërkombëtare?

Halil Sylejmani: Shpesh e kam thënë se nëse nuk e ke një arë ku e mbjell grurin, edhe pse e ke farën e grurit, a mund të mbillet? Nuk mund të mbillet sepse nuk ekziston ara. Ai stadium është olimpik, me dimensione të larta ndërkombëtare, mirëpo viti 2023, ta quajmë i 31-ti që nuk funksionon, prej vitit 1991.

Ne atë stadium vetëm e kemi pa kohë pas kohe se nuk funksionon. Stadiumi dhe shtigjet e atletikës janë çdo gjë për mbretëreshën e sporteve. Nuk është sport i dhomave të ngushta apo të vogla, nuk është sport që mund të organizohet aty ku nuk e ka vendin, kjo i ka shtigje e atletikës, të cila janë për gara të mëtutjeshme, për gara ndërkombëtare.

Atletika është shumë e gjer, kemi gara rrugore, malore, shumë gara tjera por për rezultatet ndërkombëtare në botë janë vetëm shtigjet e atletikës.

Jo vetëm që na ka cunguar, jo vetëm që kanë kaluar 31 vite e kusur pa atë shteg, por na ka kthyer për 300 vite prapa. Besoj që njerëzit e shëndosh të cilët e dojnë atletikën do të arrijnë e besoj që ministri në një bisedë që e kam pas me të, me ka thënë se janë parapara 12 milionë euro për rinovim.

Atë stadium, sigurisht do të shfrytëzojmë edhe ne edhe futbolli. Unë këtu kam një brengë të madhe që quhet stadiumi kombëtar e për çfarë sporti, për futboll për atletikë apo për çka? Futbolli, ne e dijmë që më tepër është punë e parave, kurse atletika është mbretëreshe e sporteve, është që bëhet sport. Në çdo vend dëgjoj kombëtar, secili që t’i thuash kombëtar, mendon që është futbolli.

Ku është atletika. Atletika është thjesht fillimit i çdo sportit në jetë. Andaj atletika është e anashkaluar që nga instancat më të ulëta e deri më të larta në Kosovë sepse nuk e ndajnë, do të thotë që t’i japin të drejtën ku e meriton.

Absolutisht nuk dëshirojmë që të jemi kundër futbollit apo ndonjë sporti tjetër, por futbolli i ka dimensionet tjera e atletika të tjera, shtigjet e atletikës, që duhet vërtetë të pranojnë që është mbretëreshë e sporteve.   

“Bota sot”: Vitin e ardhshëm do të mbahen Lojërat Olimpike – “Parisi 2024”, me sa atletë do të merrni pjesë?

Halil Sylejmani: Është një pyetje shumë e mirë por edhe e vështirë për mua, sepse kisha dëshiruar me shkuar me 2, 3 4, 5, 6 a 10, por këtu i kemi të caktuar sipas rregullave ndërkombëtare,

Ne e kemi një të sigurt, do të thotë shumë me rëndësi të madhe, asnjë sport tjetër nuk e ka këtë drejtë, pos atletikës sepse është e paraparë me rregullat ndërkombëtare të sportit. Jam i kënaqur që atletika merr pjesë në këtë garë e besoj që e kemi edhe një atlet me aftësi të kufizuara (Grevis Bytyçi), edhe ai do të merr pjesë, kështu që rrumbullakim me dy atletë. 

Atleti Muhamet Ramadani është ka ushtron bukur shumë edhe është në një formë të mirë, presim që të tregoj rezultate por ne ende se kemi të qartë, që mundem me marrë ndonjë medalje, dëshira jonë është medalje, çdo kund qoftë olimpiadë, apo garë ndërkombëtare siç është botërore e evropiane, qëllimi i sportistit është i pari, nëse nuk mundet i pari bën edhe i dyti e i treti, kështu me radhë.

“Bota sot”: Cilat janë synimet për vitin e ardhshëm?

Halil Sylejmani: Për vitin e ardhshëm na presin plane dhe programe bukur të. zgjeruara, shpresoj që mundem të arrihen, nëse rregullohen disa çështja të stadiumit, ku jemi duke tentuar në Gjilan.

Mungojnë kërcimet dhe hedhjet në stadiumin e Qytetit në Gjilan. Duhet me shfrytëzuar çdo mënyre që atletët tjerë prezent që na përfaqësojnë gjegjësisht jo vetëm brenda por edhe jashtë sa më shumë të marrim pjesë në gara.

Edhe të rregullohet çështja e financimit edhe nga ministria e sportit sepse unë mendoj është mënyra që marrim pikë, federata atletike me dalë e 4-5-ta, unë mendoj se është absurditet i madh, me disa rregullat e parapara nga lloj-lloj njerëz të cilët janë në komisione pavarësisht komitet, federata a ministri, e qesin sporte të cilat vërtet që nuk munden me bë bum si atletika, sikur në atletikë të ish një kampion evropian e botëror, besoj që krejt shtetet e botës e shkruajnë atë. Kurse disa sporte ndoshta kalojnë pa u pa.

Ne jemi duke punuar me zell, kemi trajner edhe atlet, edhe pse jo aq sa duhet, sepse kushtet dhe rrethana të cilat ekzistojnë për momentin në Kosovë do ta quaja janë zhgënjyese. Nga komuna nuk ndihmohen shumica e klubeve, disa komuna kanë filluar mi ndihmuar.

Qëllimi ynë është të kemi sa më shumë klube e atletë, dhe në programin tonë e kemi që duhet të arrijmë rezultate më të mëdha dhe të tregojmë se jemi të aftë, për të mbërri. Infrastruktura është shimë domethënëse dhe po ashtu mjetet materiale janë shumë domethënëse. 

“Bota sot”: Për fund?

Hall Sylejmani: Federata gjegjësisht atletika nuk është duke u vlerësuar e respektuar aty ku e ka vendin. Mendoj së bashku që të bëjmë për atletikën, me mjetet e informimit. Falënderoj ty si gazetar dhe gazetën tuaj, gjithherë që bëni atë çka është e mundur ta shohin të tjerët sa kemi arritur dhe sa do të arrijmë. Duhet në përgjithësi të përkrahin në çfarë do mënyre që të kemi federatë vërtet atletë cilësorë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat