Enilda Zeqiri - e suksesshme në dy sporte

Atletika

Enilda Zeqiri - e suksesshme në dy sporte

Nga: K. Goca Më: 16 janar 2024 Në ora: 19:29
Enilda Zeqiri

Të merresh me dy sporte në të njëjtën kohë, kërkon kohë dhe sakrificë.

Enilda Zeqiri është e suksesshme në triathlon dhe në atletikë.

Ajo është krenare për rezultatet që po shënon si juniore.

Image

Përveç në triathlon. vrapon edhe në disiplinën 100 e 400 metra në atletikë.

Është anëtare e klubit të atletikës Blinaja nga Lipjani dhe e klubit të triathlonit Fushë Kosova, si dhe pjesë e kombëtares së Kosovës.  

Image

Sa është vështirë të jesh edhe atlete edhe në triathlon, cila është më e vështirë?

 “Është e vështirë sepse në pjesën e atletikës unë preferoj shtigje të shkurtra, ndërsa në triathlon ka vetëm të gjata.

Përgatitesh për një garë në atletikë, pastaj vjen një e triathlonit e të lodhë për shkak se vrapi i parë nuk mund të jetë ndër 5 kilometra.

Gjithashtu triathloni është i vështirë për shkak se janë sporte 3n1 not – çiklizëm – vrapim. Çdo garë që e mban je në aktivitet me shumë se një orë”, - thotë Zeqiri për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Enilda është sportistja e vitit 2023 për juniore në triahtlon. Ky sukses është edhe një motiv shtesë për vajzën e talentuar.

“Gjatë vitit 2023 unë kam qenë në kategorinë pioniereve dhe është një ndjenjë jashtëzakonisht e mirë që të zgjidhesh sportiste e vitit në një kategori më të lart më jep motiv që të vazhdoj dhe mos të ndalem”, ka përfunduar Zeqiri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat