Ministri Çeku ka biseduar me Halil Sylejmanin, për sukseset e sfidat e atletikës

Atletika

Ministri Çeku ka biseduar me Halil Sylejmanin, për sukseset e sfidat e atletikës

Nga: K.G.. Më: 26 janar 2024 Në ora: 14:23
Hajrulla Çeku e Halil Sylejmani

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës, Hajrulla Çeku, ka vizituar Federatën e Atletikës së Kosovës.

Presidenti i federatës, Halil Sylejmani, ka njoftuar ministrin për aktivitetet e mbretëreshës së sporteve.

“Ministri Çeku ka takuar kryetarin e Federatës së Atletikës të Kosovës Halil Sylejmani, me të cilin kanë biseduar për aktivitetin e federatës gjatë vitit 2023, sukseset e sfidat. 

Image

Çeku e Sylejmani

Bashkë kanë folur për programet dhe planet për këtë vit, mbështetjen e atletëve, zbulimin e talentëve dhe arritjen e sukseseve ndërkombëtare.

Diskutuan po ashtu për politikën dhe reformën në sport, infrastrukturën sportive dhe formën më të mirë të mbështetjes nga MKRS për zhvillimin dhe fuqizimin e sportit të atletikës në Kosovë”, njofton MKRS.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat