Gega: Objektivi, Europiani dhe Lojërat Olimpike

Atletika

Gega: Objektivi, Europiani dhe Lojërat Olimpike

Më: 28 janar 2024 Në ora: 12:45
Luiza Gega

Janë mbajtur në qytetin e Elbasanit garat e kampionatit individual dimëror të atletikës, në të cilën morën pjesë 11 ekipe me rreth 220 sportistë meshkuj e femra.

Një aktivitet ku nuk munguan as emrat “Big” si Luiza Gega dhe Franko Burraj, të cilët në fund u shpallën edhe sportistët më të mirë të aktivitetit, respektivisht me 1142 dhe 1112 pikë të grumbulluara.

Luiza Gega foli për objektivat e saj këtë vit, ndërsa sqaroi polemikat për shpërblimet.

“Objektivi janë garat ndërkombëtare. Ky vit është shumë i rëndësishëm, pasi janë dy aktivitete madhore si kampionati Europian e Lojërat Olimpike dhe synimi aty është. Kampionati Europian do të jetë një emocion i veçantë, sepse shkoj si kampione Europe në fuqi dhe ka një përgjegjësi. Polemikat?

Unë nuk po kërkoj një mbështetje ekstra, por një zbatim të ligjit për shpërblimet. Unë kam marrë shpërblime, por jo të gjitha. Rekordin ballkanik që e njeh Federata Botërore e Atletikës, nuk e njeh Ministria e Arsimit dhe Sportit në Shqipëri”, u shpreh Gega.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat