Vdes legjenda e atletikës 

Atletika

Vdes legjenda e atletikës 

Më: 1 shkurt 2024 Në ora: 22:39
Michel Jazy

Lajmi i hidhur për mbretëreshën e sporteve.

Legjenda e atletikës, Michel Jazy, ka ndërruar jetë në moshën 87-vjeçare, njoftoi të enjten Federata Franceze e Atletikës (FFA). 

Dy herë kampioni evropian, nënkampiono olimpik në 1500 metra në vitin 1960, Michel Jazy ishte pronar i nëntë rekordeve botërore në shtigjet e mesme gjatë karrierës së tij. 

Ai ishte një yll i sportit francez në vitet e 60-ta, së bashku me çiklistin Jacques Anquetil dhe shkëlqeu në garat nga 800 deri në 5000 metra.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat