“World Athletics” ka pezulluar atletin e njohur spanjoll Mo Katir pasi ky i fundit i është shmangur plot tri herë kontrolleve anti-doping.
Ky lajm është bërë me dije nga vetë atleti, i cili ka shpjeguar se bëhet fjalë për një vendim provizor.
Katir ishte i rregjistruar në mitingun e Valencias ku do të synonte rekordin kontinetal për distancën e 5000 metrave.
Katir hoqi dorë edhe nga Botërori i Gllasgout pasi po përgatitet për Lojrat Olimpike Paris 2024.