Grevist Bytyçi kërkon rezultat sa më të mirë në Dubai

Atletika

Grevist Bytyçi kërkon rezultat sa më të mirë në Dubai

Nga: K. G. Më: 10 shkurt 2024 Në ora: 19:34
Adrian Mazreku e Grevist Bytyçi

Paratleti i klubit të Malishevës, Grevist Bytyçi, reprezentues i Kosovës, kërkon rezultat sa më të mirë në garën Grand Prix në Dubai.

Edhe trajneri i tij, Adrian Mazreku, është optimist se do të arrijnë rezultat sa më të mirë në këtë garë shumë të fortë.

 “Paraatleti Grevist Bytyçi po merr pjesë në garën Botërore (Grand Prix) në Dubai që po mbahet nga data 12-15 shkurt.

Me datën 9 shkurt u bë klasifikimi nga organizatori (komisioni i mjekëve), atleti ynë do të garoi në kategorinë T46 ne disiplinën 1500 metra me 15 shkurt në orën 18:46 me kohën lokale të Dubait, ose me kohën lokale të Kosovës në ora 15:46

Kjo garë ka karakter kualifikues për Lojërat Paralimpike në Paris dhe Kampionatin Botëror Cobe Japoni.

Faleminderit të gjithë atyre që na përkrahen në rrugëtimin tonë me Grevistin tani e 7 vite me radhë. Faleminderit Ministrisë për Kulturë Rini dhe Sport të Republikës së Kosovës; Komitetit Paralimpik të Kosovës e Federatës Paraatletike të Kosovës”, njofton KA Malisheva.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat