Pak ditë më parë, bota e sportit dhe veĻanërisht ajo e atletikës u trondit nga lajmi i ndarjes nga jeta e atletit kenian Kelvin Kiptum. 24-vjeçari, rekordmen i botës në garën e maratonës (2h00’35”) pësoi aksident me makinë në vendlindje dhe humbi jetën bashkë me trajnerin e tij Gervais Hakizimana.
Autoritetet kanë hapur një hetim, duke kërkuar që dy trupat t’i nënshtrohen autopsisë. Ata mblodhën gjithashtu dëshminë e Sharon Kosgeit, gruas që ishte në bord dhe e cila mbeti e padëmtuar: Pas disa orësh nën vëzhgim, ajo u doli nga spitali.
Rrreth çështjes ka lindur një atmosferë misteri, pothuajse duke e shndërruar atë në një histori detektivësh. Babai i sportistit tha se dy ose më shumë persona të paidentifikuar, katër ditë para aksidentit, kishin hynë në shtëpinë e djalit të tyre në Çepkorio.
Ata kishin shkuar në qendrën ku ai stërviteshin ndoshta për të kërkuar parà, që askush nuk i kishte premtuar ndonjëherë. Dhe, nëse hakmarrja ndaj figurave publike është mjaft e zakonshme në disa vende afrikane, është po aq e lehtë të lidhësh dy ngjarjet me hipotezën e sabotimit?
Supozohet se Kiptum ishte duke udhëtuar përtej kufijve të lejuar të shpejtësisë, teksa makina, në anën e shoferit është shkatërruar totalisht. Ai po ngiste makinën Toyota Premio e cila, duke dalë nga rruga, fillimisht goditi një pemë dhe më pas përfundoi udhëtimin e saj në një kanal, 60 metra larg,