Maratona e Sevillës ishte një mundësi e artë për disa atletë, të cilët me kohën e dhënë kanë siguruar një vend në garën për medaljen e artë në Lojrat Olimpike “Paris 2024”.
Fituesi i kësaj maratone ishte Deresa Geleta, i cili përshkroi distancën prej 42.195 kilometrash për 3 orë, 03 minuta e 27 sekonda. Kohë kjo e gjashta më e mirë në të gjithë maratonat e zhvilluara deri më sot dhe sigurisht më e shpejta e realizuar ndonjëherë në Andaluzi.
Sa i përket atleteve kohën më të mirë realizoi Azmera Gebru Hagos, e cila përshkroi distancën në 2 orë, 22 minuta e 13 sekonda.
Gara ishte mjaft e rëndësishme për britanikun Fill Seseman. 31-vjeçari vrapoi për 2 orë, tetë minuta e katër sekonda Maratonën e Sevillës duke siguruar një vend në këtë disiplinë në Lojrat Olimpike “Paris 2024”.
Britaniku arriti këtë kualifikim për vetëm 6 sekonda.
Po në këtë garë kreu një sipërmarrje të jashtëzakonshme edhe atleti i ri italian, Kripa.
Ky i fundit me kohën 2:06:05 vendosi një rekord të ri kombëtar.
Edhe Kripa ka hedhur një hap të sigurt drejt “Paris 2024”.
Rekord kombëtar theu edhe atleti francez Morhad Amdouni, i cili kaloi finishin pas 2 orësh, 3 minutash dhe 47 garë. Me këtë paraqitje Amdouni tregon se është në një formë të mirë dhe se në garën që do të zhvillohet në Paris, Europa mund të tentojë një vend në podium.