Rama nderohet nga Federata e Atletikës së Kosovës 

Atletika

Rama nderohet nga Federata e Atletikës së Kosovës 

Nga: K. G. Më: 22 shkurt 2024 Në ora: 22:23
Halil Sylejmani e Muhamet Rama

Në një ambient të bukur të salla e kuqe në Prishtinë, Federata e Atletikës së Kosovës, sot ka shpallur më të mirët për vitin 2023.

Ndër të nderuarit me mirënjohje është edhe veterani Muhamet Rama.

Federata e Atletikës së Kosovës e nderoi Ramën me mirënjohje për për kontribut si garues veteran.

Mirënjohjen ia dorëzoi presidenti i Federatës së Atletikës së Kosovës, Halil Sylejmani.

Rama ndihet krenar për këtë mirënjohje dhe beson e shpreson se ende ka për të dhënë për atletikën në konkurrencën e veteranëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat