Në një ambient të bukur të salla e kuqe në Prishtinë, Federata e Atletikës së Kosovës, sot ka shpallur më të mirët për vitin 2023.
Ndër të nderuarit me mirënjohje është edhe veterani Muhamet Rama.
Federata e Atletikës së Kosovës e nderoi Ramën me mirënjohje për për kontribut si garues veteran.
Mirënjohjen ia dorëzoi presidenti i Federatës së Atletikës së Kosovës, Halil Sylejmani.
Rama ndihet krenar për këtë mirënjohje dhe beson e shpreson se ende ka për të dhënë për atletikën në konkurrencën e veteranëve.