Granit Ahmeti: Shpresoj në vitin 2024 të arrij rezultate më të mira

Atletika

Granit Ahmeti: Shpresoj në vitin 2024 të arrij rezultate më të mira

Nga: K.G. Më: 22 shkurt 2024 Në ora: 22:52
Halil Sylejmani e Granit Ahmeti

Atleti i Prishtinës, Granit Ahmeti është ndër atletët më të mirë të vitit 2023 në konkurrencën e seniorëve.

Solemniteti është organizuar nga Federata e Atletikës s Kosovës, me president Halil Sylejmani. 

Muhamet Ramadani është shpallur më i miri, pasojnë Astrit Kryeziu dhe Granit Ahmeti.

Laureat i vitit 2023 i përzgjedhur nga Federata Atletike E Kosovës!

Falënderoj trajnerin Kadri Kaçanolli për punën dhe përkushtimin, Klubi Atletik Prishtina, Ragip Makolli, Fatlum

Grajçevci, familjen dhe shoqërinë për mbështetjen!

I lumtur me paraqitjet dhe rezultatet e mija, 3635 pikë të grumbulluara përgjatë vitit 2023, pritshmërit ishin më të mëdha por për shkak të lëndimit (fraktur në dy duart) mu është dashur të pushoj në kohen më të mirë kur unë isha në formën time më të mirë! 

Shpresoj në vitin 2024 të arrij rezultate më të mira dhe ta përfaqësoj vendin në gara ndërkombëtare!”, ka shkruar Ahmeti në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat