Enis Bytyçi: Këtë vit synojmë disa rekorde shtetërore

Atletika

Enis Bytyçi: Këtë vit synojmë disa rekorde shtetërore

Nga: K. G. Më: 24 shkurt 2024 Në ora: 19:37
Enis Bytyçi

Atleti i KA Malishevës, Enis Bytyçi, ka synime të mëdha për vitin 2024.

Bytyçi po përgatitet për sfidat e ndryshme dhe për rezultate sa më të mira edhe në rrafshin ndërkombëtar.

Atleti i talentuar është krenar që u shpall atleti më i mirë i Kosovës U20 nga Federata e Atletikës së Kosovës. 

“Është viti i dytë me radhë që shpallëm sportisti më i mirë për grupmoshat U20.

Është një motiv shtesë për planet që i kemi për vitin 2024

Këtë vit synojmë disa rekorde shtetërore për U20 dhe për senior po ashtu synimi kryesor i këtij viti është medalja ballkanike për grupmoshat u20”, thotë Bytyçi për gazetën kombëtare “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat