Atleti i KA Malishevës, Enis Bytyçi, ka synime të mëdha për vitin 2024.
Bytyçi po përgatitet për sfidat e ndryshme dhe për rezultate sa më të mira edhe në rrafshin ndërkombëtar.
Atleti i talentuar është krenar që u shpall atleti më i mirë i Kosovës U20 nga Federata e Atletikës së Kosovës.
“Është viti i dytë me radhë që shpallëm sportisti më i mirë për grupmoshat U20.
Është një motiv shtesë për planet që i kemi për vitin 2024
Këtë vit synojmë disa rekorde shtetërore për U20 dhe për senior po ashtu synimi kryesor i këtij viti është medalja ballkanike për grupmoshat u20”, thotë Bytyçi për gazetën kombëtare “Bota sot”.