Në Botërorin e Gllazgout shkodrani me 47”78 renditet i 11-ti mes 12 konkurrentëve.
Franko Burraj nuk shkon më shumë se sa raundi i dytë në Kampionatin Botëror të Sallave të Mbyllura në Atletikë.
Në baterinë e parë kualifikuese të raundit gjysmëfinal, Burraj ishte në korsinë e dytë dhe në përfundim ka dhënë kohën 46”68. Dhe vendi i gjashtë në baterinë e parë kualifikuese, ndërsa me rregull për në finalen e së shtunës kualifikohen tre të parët e çdo eliminatore.
Megjithatë paraqitja e tij nuk mund të konsiderohet e keqe, aq më tepër që në garat e paradites dha rezultatin më të mirë të sezonit për garat dimërore, 46”86. Tanimë do të përqendrohet për garat e verës me shpresën se do të mund të jetë në Lojërat Olimpike “Paris 2024”.
Me ftesë, apo i kualifikuar me normë do të duhet pritur, ndërsa Burraj gjasat i ka të mira. Në renditjen e përgjithshme, Burraj në gjysmëfinalen e Botërorit u rendit i njëmbëdhjeti mes 12 konkurrentëve.