Atletët e kombëtares së Kosovës, Muhamet Ramadani dhe Alaudin Suma, janë gati për sfidën e radhës ndërkombëtare.
Ramadani dhe Suma synojnë rezultate sa më të mira në Kupën Evropiane në hedhje.
Federata e Atletikës së Kosovës, me president Halil Sylejmani, besojnë e shpresojnë se atletët do të arrijnë rezultat sa më të mirë në këtë garë të fortë.
“Kupa Evropiane e hedhjeve do të mbahet në Leira të Portugalisë me 9 dhe 10 mars.
Kosova do të marr pjesë në kupën evropiane të hedhjeve me atletët Muhamet Ramadani dhe Alaudin Suma.
Atleti Muhamet Ramadani do paraqitet në disiplinën e hedhjes së Gjyles më 10 mars duke filluar prej orës 12:30, ndërsa Atleti Alaudin Suma në disiplinën hedhjen e diskut më 10 mars duke filluar prej orës 10:30. Me atletët është edhe trajneri Shaban Ramadani”, - njofton federata.