Muhamet Ramadani fiton medaljen e artë në Kupën Evropiane U23

Atletika

Muhamet Ramadani fiton medaljen e artë në Kupën Evropiane U23

Nga: K. G. Më: 10 mars 2024 Në ora: 15:17
Muhamet e Shaban Ramadani

Muhamet Ramadani ka shënuar sukses të madh në Kupën e Evropiane U23.

Ramadani është fitues i medaljes së artë.

Sukses i madh për djalin e artë të kombëtares së Kosovës.

Presidenti i Federatës së Atletikës së Kosovës, Halil Sylejmani, e ka përgëzuar për këtë të arritur të madhe.

Trajneri Shaban Ramadani shprehet krenar me suksesin në Leiria të Portugalisë.

“Muhamet Ramadani - medalja e artë - U23, hodhi gjylen 18.54 metra”, njofton Federata.

“Edhe një medalje e artë me U23, kjo është përmbyllja e kapitullit me senior të rinj.
Vazhdojmë sfidën si senior.

Shihemi në garat e radhës, shpresojmë se ju kemi bërë krenarë.

Kosova në podium”, ka bërë të ditur Shaban Ramadani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat