Muhamet Ramadani ka shënuar sukses të madh në Kupën e Evropiane U23.
Ramadani është fitues i medaljes së artë.
Sukses i madh për djalin e artë të kombëtares së Kosovës.
Presidenti i Federatës së Atletikës së Kosovës, Halil Sylejmani, e ka përgëzuar për këtë të arritur të madhe.
Trajneri Shaban Ramadani shprehet krenar me suksesin në Leiria të Portugalisë.
“Muhamet Ramadani - medalja e artë - U23, hodhi gjylen 18.54 metra”, njofton Federata.
“Edhe një medalje e artë me U23, kjo është përmbyllja e kapitullit me senior të rinj.
Vazhdojmë sfidën si senior.
Shihemi në garat e radhës, shpresojmë se ju kemi bërë krenarë.
Kosova në podium”, ka bërë të ditur Shaban Ramadani.