Tirron Mamusha - i frymëzuar nga paraqitjet në Split e Trikala, kërkon më shumë në garat e radhës 

Atletika

Tirron Mamusha - i frymëzuar nga paraqitjet në Split e Trikala, kërkon më shumë në garat e radhës 

Nga Më 13 mars 2024 Në ora: 12:04
Tirron Mamusha

Atleti nga Gjakova, Tirron Mamusha, është në formën më të mirë dhe synon rezultate sa më të mira për vitin 2024.

Mamusha e nisi vitin me pjesëmarrjen në dy gara interesante e me konkurrencë të fortë në Split të Kroacisë dhe në Trikala të Greqisë. 

“Me 25 shkurt mora pjesë në Split Marathon në Kroaci ku kam qenë si Elite runner dhe dola i 3-ti me kohë 1:10:52 or. 

Image

Ka qenë një konkurrencë shumë e fortë me atlet nga e gjithë bota”, thotë Mamusha për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Atleti ka pas një paraqitje të mirë edhe në Trikala, sipas tij në një garë shumë të fortë.   

“Më 10 mars kam mora pjesë në garën në Trikala të Greqisë e cila cilësohet si ndër gjysmëmaratonat më të shpejtat në Evropë, ku edhe këtu arrita një rezultat shumë të mirë.

Në fakt vendosa rekordin e ri të Kosovës në gjysmëmaratonë 1:08:32 dhe u rendita i 3-ti. Edhe këtu ka qenë një konkurrencë shumë e fortë dhe garë shumë e shpejt”, - ka nënvizuar atleti gjakovar.  

Këto paraqitje e bëjnë të lumtur Mamushën dhe në anën tjetër më motivues për vitin 2024, pra për garat e radhës.

“Jam shumë i lumtur me rezultatet në fillim të vitit 2024 dhe besojë që me punën që jam duke e bërë, kam më pas ende rezultate më të mira në 21.1 kilometra”, ka përfunduar Mamusha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat