KA Prizreni me pesë vende të para në garën ‘Mitingu i Dëshmorëve’

Atletika

KA Prizreni me pesë vende të para në garën ‘Mitingu i Dëshmorëve’

Nga: K.G. Më: 24 mars 2024 Në ora: 21:19
KA Prizreni

Klub i atletikës Prizreni ka shënuar rezultate të mira në garën "Mitingu i Dëshmorëve".

Trajneri i këtij klubi Bajram Duja është i kënaqur me rezultate që arritën në Malishevë. 

“Sot në Malishevë në stadiumin "Liman Gega" nën organizimin e Federata Atletike E Kosovës në bashkëpunim me KA "Malisheva" u mbajt gara e parë në shteg, "Mitingu i Dëshmorëve".

Në këtë garë atletët dhe atletet e Klubit të Atletikës "Prizreni" arritën ti fitojnë 8 vende nderi, 5 vende të para, 2 vende të dyta dhe 1 vend të tretë.

Sara Susuri  - Seniore, e para në 100 m.,
Emine Jenuzi - U - 20, e para në 400 m. për seniore,

Merve Spahi - U - 18, e dyta në 800 m. për seniore,

Bardh Telaku - U - 16, i pari në 100 m. për U - 16,
Anisa Hoxha - U- 16, e para në Shtizë dhe e dyta në kërcim së gjati për U - 16,
Lis Myrtezani - U - 16, i pari në 800 m. për U - 16,

Ajshe Osi - U - 16, e treta në 100 m. për U - 16.

Gara shumë të mira kanë bërë edhe atletët: Amir Haliti , Altrin Krasniqi, Diar Drenovci, Eshtref Berisha, Shefki Jahaj dhe Shpend Jahaj. Në garat tjera presim rezultate më të mira, meqë disa atlet kanë garuar në kateguri më të larta.

Në emër të kryesisë, kryetarit Gazi Renaku dhe trajnerëve Bajram Duja dhe Adnan Tahiri, urime dhe suksese në garat e radhës!”, njofton KA Prizreni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat