Kryetari i Junikut nderon me mirënjohje Arsim Mirocin, kampion i Kosovës

Atletika

Kryetari i Junikut nderon me mirënjohje Arsim Mirocin, kampion i Kosovës

Nga: K.Goca Më: 27 mars 2024 Në ora: 17:34
Arsim Miroci e Ruzhdi Shehu

Kryetari i Junikut, Ruzhdi Shehu, e ka pritur atletin e Junikut, Arsim Miroci.

Shehu e ka përgëzuar për suksesin në vitin 2023 dhe e ka nderuar me mirënjohje kampionin e Kosovës në disiplinat teknike përkatësisht në hedhje të gjylës.

Miroci ndihet i nderuar nga pritja dhe mirënjohja që mori nga i pari i komunës.

Kjo e bën krenar Mirocin dhe e motivon edhe më shumë për suksese të reja. 

"Mirënjohje për suksesin e arritur në garat e atletikës, disiplina hedhja e gjylës, kampion i i Kosovës Arsim Miroci”, - shkruan në mirënjohjen nga kryetari i komunës së Junikut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat