Leon Thaqi shkëlqen, i artë në Mal të Zi

Atletika

Leon Thaqi shkëlqen, i artë në Mal të Zi

Nga: K.G. Më: 7 prill 2024 Në ora: 13:48
Leon Thaqi

Atleti i klubit të atletikës Rogana, Leon Thaqi, ndryshe reprezentues i Kosovës, shkëlqeu në garën në Tivar të Malit të Zi.

Thaqi doli i pari në disiplinën 400 metra. 

Kryetrajneri i KA Roganës, Zijadin Kryeziu, ka fjalë miradije për atletin. 

“Atleti Leon Thaqi zuri vendin e parë në mitingun ‘Trofej Montenegro’ në Tivar.

Ai bëri një paraqitje të mirë në disiplinën 400 metra, kjo është gara e parë e sezonit dhe një test i mirë  drejt arritjes së përformances në disiplinën 800 metra në garat e radhë”,  ka shkruar Kryeziu në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat