Atleti i klubit të atletikës Rogana, Leon Thaqi, ndryshe reprezentues i Kosovës, shkëlqeu në garën në Tivar të Malit të Zi.
Thaqi doli i pari në disiplinën 400 metra.
Kryetrajneri i KA Roganës, Zijadin Kryeziu, ka fjalë miradije për atletin.
“Atleti Leon Thaqi zuri vendin e parë në mitingun ‘Trofej Montenegro’ në Tivar.
Ai bëri një paraqitje të mirë në disiplinën 400 metra, kjo është gara e parë e sezonit dhe një test i mirë drejt arritjes së përformances në disiplinën 800 metra në garat e radhë”, ka shkruar Kryeziu në profilin e tij në facebook.