Lojërat Olimpike nuk janë më vetëm prestigj, “World Athletics” shpërblen medalistët

Atletika

Lojërat Olimpike nuk janë më vetëm prestigj, “World Athletics” shpërblen medalistët

Më: 10 prill 2024 Në ora: 15:48
Luiza Gega

Jo vetëm prestigj, por edhe para. Federata botërore e atletikës, “World Athletics” ka vendosur të shpërblejë ata të cilët fitojnë medalje të arta olimpike me 50,000 dollarë.

Mësohet se duke filluar nga Lojërat Olimpike Paris 2024, atletët do të vlerësohen për arritjet në disiplinat e ndryshme të atletikës. Ky është një lajm i mirë edhe për Shqipërinë pasi edhe atletja Luiza Gega pretendon për medalje të artë në garën e 3000 metrave me pengesa.  

“Shpërblimi i atletëve dhe atleteve, të cilët përfundojnë në shkallën më të lartë të podit në Lojërat Olimpike është një moment kyç për atletikën si disiplinë.

Ky hap nënvizon angazhimin tonë për të fuqizuar atletët dhe për të njohur rolin kyç që luajnë në suksesin e Lojërave Olimpike”, tha Presidenti i “WA”, Sebastian Coe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat