Ish-kampionia olimpike në hedhjen e diskut, çekja Olga Fikotova Konoli është ndarë nga jeta në moshën 91-vjeçare.
Olga fitoi medaljen e artë në Lojërat Olimpike në Melburn të Australisë në vitin 1956 dhe ishte atletja e fundit e gjallë që fitoi medaljen e artë të atletikës në këto lojëra.
Pas përfundimit të karrierës, ajo ishte trajnere dhe instruktore fitnesi.
Është interesant fakti se fitoi medaljen e argjendtë në Kampionatin Evropian të basketbollit në vitin 1954.