Vdes kampionja olimpike e vitit 1956

Atletika

Vdes kampionja olimpike e vitit 1956

Nga: K.G. Më: 16 prill 2024 Në ora: 18:13
Olga Fikotova Konoli

Ish-kampionia olimpike në hedhjen e diskut, çekja Olga Fikotova Konoli është ndarë nga jeta në moshën 91-vjeçare.

Olga fitoi medaljen e artë në Lojërat Olimpike në Melburn të Australisë në vitin 1956 dhe ishte atletja e fundit e gjallë që fitoi medaljen e artë të atletikës në këto lojëra.

Pas përfundimit të karrierës, ajo ishte trajnere dhe instruktore fitnesi.

Është interesant fakti se fitoi medaljen e argjendtë në Kampionatin Evropian të basketbollit në vitin 1954.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat