Sisej Lema është atleti, i cili ka mundur të kalojë i pari finishin në edicionin e maratonës më prestigjoze të globit.
Atleti nga Etiopia mundi të fitojë Maratonën e Bostonit me kohën 2:06:17.
Edicioni i 128-të i këtij eventi madhështor kurorëzoi edhe Helen Obirin. Garuesja nga Kenia falë kohës 2:21:38 arriti që të shpallet fituese mes garueseve femra. Për Obirin kjo është hera e dytë që fiton Maratonën e Bostonit pasi të njëjtin sukses përjetoi edhe një vit më parë.
Sa i përket fituesit për meshkuj, Lema, pranoi në fund të garës se ishte përgatitur për të përshkruar rrugëtimin në kohë rekord, por terreni i vështirë e detyroi që të “kënaqej” me kohën e dhjetë më të mirë të rregjistruar në historinë e këtij eventi.
“Isha përgatitur shumë për këtë event, por disniveli bënë të vetën dhe më hoqën shumë forcë nga këmbët. Doja që ta mbyllja këtë garë me kohën më të mirë të rregjistruar këtu”, tha 33-vjeçari.