Skandal në gjysmë maratonën e Pekinit

Atletika

Skandal në gjysmë maratonën e Pekinit

Më: 16 prill 2024 Në ora: 19:37
Pamje nga gara

Gjysmë maratona e Pekinit, e cila u mbajt të dielën e kaluar, përfundoi me fitoren e atletit vendas He Jie. Edhe pse sporti “jeton” me shpirtin e garës duhet thënë se nga pamjet e finishit të kësaj gare rivaliteti i shëndetshëm nuk ekzistonte.

Në metrat e fundit të garës, tri atletë nga Afrika praktikisht i kanë hapur rrugë rivalit vendas.

Duket qartë se kenianët Robert Keter dhe Uilli Mnangat së bashku me garuesin nga Etiopia, Dezhe Hailu, kanë hequr dorë nga gara dukë i hapur rrugë He Jie.

Pas pamjeve të bëra virale autoritet sportive në Pekin së bashku me organizatorët e eventit kanë hapur një investigim. Për të gjithë nuk është një rastësi se të katër atletët kanë si sponsor teknik një shoqëri të njohur kineze.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat