Fitorja e turpit

Atletika

Fitorja e turpit

Nga: K.G.. Më: 19 prill 2024 Në ora: 16:49
Pamje nga gara

Atleti kinez He Jie fitoi gjysmëmaratonën në Pekin gjatë fundjavës, por triumfi i tij mund të konsiderohet si një nga më të çuditshmit.

Më saktësisht, lëvizja që i parapriu fitores së tij mund të cilësohej si një nga më të turpshmet, sepse He Jie triumfoi pasi tre rivalë e lanë të fitonte.

Kjo është përshtypja që lihet pas një video që ishte shfaqur në publik, e cila ka treguar se keniani Willy Mnangat u ka thënë dy të tjerëve, bashkëkombësve të tij Robert Keter dhe etiopianit Dejen Bikila, të ngadalësojnë shpejtësinë dhe t'i lënë kinezin që t'i parakalojë.

Treshja afrikane “lëvizi”, He Jie kaloi në avantazh dhe në asnjë moment nuk u kërcënua. 

Mnangat thuhet se foli më vonë për mediat kineze dhe pranoi se e la He Jie  të fitonte sepse ai është miku i tij.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat