Me kancer në fazën e fundit, por do të vrapojë në maratonën e Londrës

Atletika

Me kancer në fazën e fundit, por do të vrapojë në maratonën e Londrës

Më: 20 prill 2024 Në ora: 21:33
Nathaniel Dye

Nathaniel Dye është një shembull i mirë, që nëse realisht ke dëshirë të bësh dika asgjë nuk mund të të kufizojë.

Edhe pse atij i është thënë se shanset për të jetuar më shumë se pesë vjet janë jashtëzakonisht të pakta për shkak të dignostifikimit me kancer, ai do të marrë pjesë në maratonën e Londrës.

Në tetor 2022 ai u diagnostikua me kancer në zorrë të fazës së katërt. Sëmundja  është përhapur në mushkëri, mëlçi dhe nyjet limfatike. 38 vjeçari  është cilësuar si një person që vrapon edhe pse është i “dënuar” me vdekje.

“Njerëzit më kanë thënë: pse po e bën këtë? Thonë: a nuk duhet të jesh i shtrirë diku në plazh? Por çfarë kuptimi ka vetëm të ulesh atje? Ajo që më bën të lumtur është arritja e të bërit diçka aktive” deklaroi ai për britaniken The Telegraph.

Ai do të marrë pjesë në maratonën e Londrës duke fryrë në një trombon plastik të lehtë, të projektuar posaçërisht për këtë ditë. 38 vjeçari do të vrapojë afërsisht 41 km, një sfidë e vështirë por që,  Dye, një trombonisti i suksesshëm, po pret me padurim.

Në vitin 2021 ai doli i 13-ti në maratonën e garës Beacon’s Way, duke vrapuar 170 km në 36 orë

Ai ka humbur partneren e nga kanceri në vezore kur të dy ishin 25 vjeç. Po ashtu Dye humbi nënën e tij nga kanceri i zorrës.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat