Usain Bolt ka zgjedhur Kylian Mbappe si futbollistin që dëshiron të sfidojë në një garë 100 metra.
Bolt, tetë herë fitues i medaljes së artë dhe mbajtës i rekordeve botërore në garën 100 metra, së fundmi u paraqit në çmimin prestigjioz Laureus.
37-vjeçari u pyet se cilin futbollist do të dëshironte të sfidonte në një garë në kulmin e tij. Bolt u tha mediave:
“Unë me të vërtetë dua të shoh se sa i shpejtë është Mbappe”.
Kur u pyet nëse Mbappe mund ta mposhtte, Bolt tha:
“Jo ai nuk mundet. Por unë do të doja të shihja se sa afër jemi”.
Usain Bolt është mbajtësi i rekordeve botërore në 100m sprint (9.58 sekonda) si dhe në 200m sprint (19.19 sekonda).
Bolt arriti rekordin botëror në 100 metra në vitin 2009, duke përmirësuar rekordin e tij prej 9.69 sekondash, të cilin e vendosi në Lojërat Olimpike të Pekinit 2008.
Ndërkohë, Kylian Mbappe është një nga futbollistët më të shpejtë në botë.
Sipas GiveMeSport, fituesi i Kupës së Botës 2022 arriti një shpejtësi maksimale prej 10.6 metra në sekondë në vitin 2022.