Suspendohet

Atletika

Suspendohet

Nga: K.G. Më: 24 prill 2024 Në ora: 15:40
Pierre-Ambroise Bosse

Atleti francez Pierre-Ambroise Bosse, kampioni botëror në vitin  2017 në disiplinën 800 metrave, është suspenduar për një vit për shkeljen e rregullave.

Lajmi është bërë i ditur nga Agjencia Franceze Anti-Doping (AFLD).

Ky pezullim vjen pasi Pierre-Ambroise Bosse njoftoi tërheqjen e tij në dhjetor të vitit 2023, disa muaj para Olimpiadës së Parisit. Ai vendosi të tërhiqej pas operacionit në kofshën e djathtë.

Në vitin 2019, Bosse u dënua me 1000 euro gjobë për një përleshje në gjendje të dehur në gusht të vitit 2017, gjatë së cilës ai pësoi një dëmtim në fytyrë.

Para titullit botëror, Bosse zuri vendin e katërt në Lojërat Olimpike në Rio de Janeiro në vitin 2016.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat