Kipçoge: Nuk garoj për rekord, por për historinë!

Atletika

Kipçoge: Nuk garoj për rekord, por për historinë!

Më: 27 prill 2024 Në ora: 16:31
Kipçoge

Në moshën 39-vjeçare Eliud Kipçoge synon medaljen e tij të tretë të artë në distancën e maratonës në Lojrat Olimpike, të cilat do të zhvillohen këtë verë në Paris.

Atleti nga Kenia, në një intervistë për “Marca”-n, ka bërë me dije se në garën e radhës, e cila do të jetë e fundit në një Olimpiadë, sysnon të fitojë dhe jo të vendosë rekord.

“Ndihem mirë dhe këto muaj që më kanë mbetur përpara garës do të bëj gjithçka për të arritur formën e duhur.

Në Paris nuk do të garoj për rekord në këtë distancë, por garoj për të bërë historinë”, shpjegoi atleti, i cili ka dhënë kohën personale më të mirë në Maratonën e Berlinit në 2022-it me kohën 2:01:09.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat