Atleti i disiplinave teknike, reprezentuesi i Kosovës, Muhamet Ramadani, është në formën më të mirë.
Atleti mitrovicas është duke u përgatitur për garat e mëdha.
Trajneri i Muhametit, Shaban Ramadani, është i kënaqur me suksesin e fundit dhe synon që të rrisin edhe më shumë nivelin në hedhjen e gjylës.
Muhamet Ramadani është shprehur i kënaqur me suksesin në Tivar të Malit të Zi.
“Në mitingun ndërkombëtar të Malit te Zi u arrit rekordi shtetëror me rezultat 19.54 metra dhe me pikë të IAAF-it 1093 pikë.
Për këtë rezultat falënderoj shumë trajnerin tim Shaban Ramadanin me te cilin kam arritur deri me tash 11 medalje të arta ndërkombëtare, prej të cilave 7 ballkanike edhe 4 europiane.
Dëshmi shumë e fortë se edhe trajnerët në FAK mund të arrijnë rezultate kulminante”, ka shkruar Muhamet Ramadani.