Natyra Malo, kampione shteti për seniore!
Në Shkup u zhvillua dita e parë e Kampionatit të Maqedonisë në atletikë për seniorë.
Klubi i Atletikës “Drini”nga Struga u paraqit me dy atlete dhe atë Melisa Hajredini në hedhjen e shtizës, e cila u radhit e treta, dhe Natyra Malo në disiplinën 100 m, e cila u shpall kampione shteti.
Në ditën e dytë atletja Natyra Malo do te paraqitet në disiplinën 200 metra.