Kosova me disa atletë në Turqi

Atletika

Kosova me disa atletë në Turqi

Më: 24 maj 2024 Në ora: 22:54
Muhamet Ramadani

Kosova do të paraqitet me disa atletë në Kampionatin Ballkanik në Izmir ët Turqisë.

Synimi i atletëve tanë është që të kthehen me medalje.

Kryetari i Federatës së Atletikës së Kosovës, Halil Sylejmani, shpreh optimizmin për një paraqitje sa më të mirë të atletëve.

“Atletët Muhamet Ramadani, Gresa Bakraçi, Sara Susuri, Leon Thaqi, Medina Kutleshi, Alaudin Suma dhe Valentina Kelmendi- Musa, do të përfaqësojnë Kosovën në Kampionatin Ballkanik për senior që do mbahet më 25-26 maj. Në ëtë kampionat do të marrin pjesë mbi 430 atletë nga 21 shtete si Shqipëria, Austria, Azerbajxhani, Bullgaria, Bosnje-Hercegovina, Armenia, Gjeorgjia, Kroacia, Greqia, Maqedonia e veriut, Qiproja , Mali i Zi, Kosova, Moldavia, Rumania, Serbia, Ukraina, Malta, Sllovenia, San Marino dhe Turqia si nikoqire e kampionatit.

Ekipi ynë do përfaqësohet me këta atletë dhe do paraqitet në këto disiplina:

Muhamet Ramadoni do paraqitet në disiplinën hedhje të Gjyles, Gresa Bakraçi do paraqitet në disiplinën 1500m dhe 3000 metra, Sara Susuri do paraqitet në disiplinat 100m dhe 200, Leon Thaqi do paraqitet në disiplinën 800 metra dhe Medina Kutleshi do paraqitet në disiplinën 400 metra. Alaudin Suma do paraqitet në disiplinën hedhje të diskut e Valentina Kelmendi- Musa do paraqitet në disiplinën 800m dhe 1500 metra”, njofton federata.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat