Luiza Gega, e artë në Kampionatin Ballkanik

Atletika

Luiza Gega, e artë në Kampionatin Ballkanik

Më: 25 maj 2024 Në ora: 23:41
Luiza Gega në mes

Atletja shqiptare ka triumfuar në Izmir të Turqisë në disiplinën e 3000 metrave me pengesa

Luiza Gega arrin një tjetër rezultat të rëndësishëm, medalje ari në Kampionatin Ballkanik.

Në aktivitetin që po mbahet në Izmir të Turqisë, atletja shqiptare ka arritur të triumfojë në garën e 3000 metrave me pengesa duke marrë maksimumin.

Regjistroi kohën 9.26.40, për të rrëmbyer vendin e parë, e shkëputur me rreth 20 sekonda nga ndjekësja më e afërt.

Kujtojmë që gara e radhës është të dielën në disiplinën e 5000 metrave.​​​

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat