Lëvizte me shpejtësi të madhe, hasi në patrullën e policisë gjermane të cilës i iku, ja sa ishte dënimi

Auto

Lëvizte me shpejtësi të madhe, hasi në patrullën e policisë gjermane të cilës i iku, ja sa ishte dënimi

Më: 24 tetor 2021 Në ora: 17:46
Foto ilustrim

Pronari i veturës BMW-a 440i nga Ludvigsburgu jo larg qytetit gjerman të Shtutgartit, po lëvizte me shpejtësi të madhe kur hasi në një patrullë të policisë. Kështu vendosi që të tentojë t’ju ikë – dhe ia arriti qëllimit.

“Nxora maksimumin nga vetura zyrtare me 194 kuaj-fuqi, por nuk kam arritur ta zë. Në fund hoqa dorë sepse nuk mundesha të vazhdojë të vozis sigurtë me shpejtësi mbi 120 kilometra në orë”, tha polici që ndoqi shoferin e BMW-së.

Gjatë ikjes, shkelësi i ligjit ka lëvizur nëpër Ludvigsburg, duke kaluar në të kuqe dhe me raste ka vozitur nëpër trotuare.

Më vonë është arrestuar, e 23-vjeçari ka pranuar se ka vozitur shpejtë – duke theksuar se ishte kapluar nga paniku kur pa policinë dhe se ishte nën stresin e shkaktuar nga pandemia.

Gjithashtu ka pranuar se punon për një auto-kompani të madhe, por gjatë pandemisë e ka pësuar rëndë si në aspektin e jetës private ashtu dhe në punë. Pandemia ka bërë që të ketë ulje të hyrave nga shitja e veturave, kështu tani detyrohet të punojë nga 16 orë në ditë dhe pikërisht për këtë është nën stres të madh.

E gjykata ka hedhur poshtë pretendimet e tij, e një gjë që e ka pranuar gjykata janë rrethanat lehtësuese që në mënyrë vullnetare ka pranuar t’i nënshtrohet një terapie psikiatrike.

Epilogu i tërë kësaj është që duhet të paguaj disa dënime, e për një vit do t’i merret patentë shoferi. Megjithatë më së rëndi i ka rënë vendimi i gjykatës, që BMW-në e tij me të cilën i iki policisë ta shet. Për këtë një afat prej tre muajve, e pas shitjes detyrohet t’i paguaj buxhetit të shtetit plotë 7.000 euro.

E nëse nuk e shet veturën – do t’i konfiskohet. E dënimi i fundit i është shqiptuar si masë edukimi. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat