S’ka asgjë rreth prodhimit të veturës futuristike të Tesla Cybertruck

Auto

S’ka asgjë rreth prodhimit të veturës futuristike të Tesla Cybertruck

Më: 15 janar 2022 Në ora: 20:57
Foto ilustrim

Sipas informacioneve të fundit, prodhimi i automjetit futuristik Tesla Cybertruck është shtyrë për të paktën edhe një vit.

Sipas reuters, kompania Tesla njoftoi se SUV futuristik nuk do të nisë prodhimin para vitit 2023.

Burimi i lajmit pohon se kompania amerikane vendosi të ndryshojë prodhimin disa segmente dhe funksione të veturës për ta bërë Cybertruck më konkurrues në tregun e modeleve SUV elektrike.

Kjo besohet të zbatohet për Rivian R1T dhe Ford F-150 Lightning.

Planet e para të Tesla Cybertruck u zbuluan në vitin 2019 dhe prodhimi u paralajmërua për vitin 2021, vetëm për t’u shtyrë deri në vitin 2022 dhe sipas planeve të fundit do të jetë në tremujorin e parë të 2023. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat