Shefi i Stellantis paralajmëron për mungesën e baterive për vetura elektrike në të ardhmen

Auto

Shefi i Stellantis paralajmëron për mungesën e baterive për vetura elektrike në të ardhmen

Më: 19 maj 2022 Në ora: 19:29
Shefi ekzekutiv i kompanisë Stellantis

Shefi ekzekutiv i kompanisë Stellantis, prodhuesja e modelit të veturave Jeep, të martën iu bashkua zërave nga industria e veturave që paralajmëruan se në të ardhmen do të ketë mungesë së baterive për vetura elektrike.

Sipas paralajmërimit kjo do të ndodhë nëse nuk fillon prodhimi i këtyre baterive në Evropë dhe Amerikë, mungesë e cila do të thoshte se kompania në fjalë nuk do të mund të fillojë prodhimin e veturave elektrike.

“Mund të parashikojmë se diku rreth viteve 2025 dhe 2026 do të mund të kemi një mungesë të pajisjes me bateri të veturave”, citohet të ketë thënë Carlos Tavares gjatë samitit për të Ardhmen e Veturave të organizuar nga Financial Times.

“Dhe nëse nuk do të ketë mungesa të këtyre baterive, atëherë perëndimi do të varej shumë nga tregu aziatik”, shtoi më tutje Tavarez.

Tavarez theksoi se në rast se kjo do të ndodhte, çmimi i veturave elektrike do të mbetej i lartë.

Andaj, ka shtuar ai mundësitë e përballimit të blerjes së veturave elektrike do të ishin shumë më të vogla për shumë konsumatorë, dhe ulja e kërkesave për blerjen e tyre do të dëmtonte shumë prodhuesit e veturave, duke përfshirë këtu edhe kompaninë Stellantis.

Si pasojë, edhe mundësitë për të punësuar njerëz të tjerë do të ishin shumë më të vogla.

Tavarez ftoi shtetet perëndimore që ta ndërrojnë qasjen e tyre për të ardhmen pa karbon, duke përfshirë këtu edhe sigurimin e lëndës së parë për prodhim të baterive, prodhim të energjisë së pastër dhe ndërtimin e stacioneve për rimbushjen e veturave elektrike.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat