Del në shitje modeli Cadillac ATS-V i cili ka qenë nën pronësi të presidentit amerikan

Auto

Del në shitje modeli Cadillac ATS-V i cili ka qenë nën pronësi të presidentit amerikan

Më: 16 shkurt 2024 Në ora: 22:25
Cadillac ATS-V

Së fundmi ka dalë në shitje Cadillac ATS-V i presidentit amerikan Joe Biden.

Me 464 kuaj fuqi, ky sedan sportiv ka qenë nën pronësi të presidentit që nga viti 2017, ndërsa tani po shitet në ankandin Cars&Bids.

Megjithatë, lidhja presidenciale nuk është e vetmja gjë që e bën të veçantë këtë veturë.

Rezulton se të qenit figurë publike vjen me disa përfitime, siç përshkruhet në dokumentacionin e paraqitur në ankand. Kjo pasi pas shumë kërkesave të presidentit që modeli ATS të pajiset me veshjen Kona Brown, rezultati është vetura e tij një ATS-V.

ATS-V ka rrota prej bronzi të cilat u shtuan nga Delaware Cadillac, dhe përmban paketën e sigurisë e cila nuk vjen me dyer antiplumb por ka një ekran të hapur. Fuqia e tij mbështetet edhe në transmisionin automatik me tetë shpejtësi.

Deri më tash oferta për të zotëruar veturën e Biden kap vlerën e 29,046 dollarëve (26,982 euro) por ky çmim pritet të rritet ditëve në vijim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat