Alpine po planifikon zgjerimin e linjës me modele të reja

Auto

Alpine po planifikon zgjerimin e linjës me modele të reja

Më: 18 shkurt 2024 Në ora: 12:08
Alpine

Modeli i vetëm i Alpine aktualisht është një veturë sportive A110 e cila po planifikon të zgjerojë linjën e shitjeve edhe në SHBA me disa oferta të reja.

E para prej ofertave të reja do të jetë një variant A290 Beta i cili ka debutuar pranverën e vitit të kaluar. Një prototip i këtij modeli është parë duke iu nënshtruar testimit dimëror në Suedi.

Baza e A290 është frymëzuar nga 5-shja Le Car e viteve 1970 të Renault, dhe vjen me platformën CMF-B EV nga aleanca Renault, Nissan, dhe Mitsubishi.

Image
Alpine

Prodhimi i tij do të realizohet në një fabrikë në Douai të Francës.

Modeli A290 nga Alpine do të dallohet për modifikimet, performancën, dritat shtesë, dhe fuqinë më të madhe, edhe pse ende nuk ka detaje rreth motorit.

Përveç kësaj, Alpine po punon edhe në një crossover dhe një pasardhës elektrik të modelit A110, i cili pritet të prezantohet rreth viteve 2025 dhe 2026.

Krerët e Alpine kanë lënë të kuptohet se kompania do të prezantojë edhe dy crossover më të mëdhenj që pritet të qëndrojnë në të njëjtin segment me Porsche Macan dhe Cayenne.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat