Volkswagen ishte marka më e shitur në Evropë në vitin 2023

Auto

Volkswagen ishte marka më e shitur në Evropë në vitin 2023

Më: 20 shkurt 2024 Në ora: 23:42
Foto ilustrim

Prodhuesi gjerman i veturave Volkswagen shiti më shumë se 1.3 milionë veturave në Kontinentin e Vjetër vitin e kaluar.

VW udhëhoqi bindshëm listën e markave më të shitura përpara Toyota dhe Audi.

Sipas të dhënave më të fundit nga JATO Dynamics, pothuajse 12.8 milionë automjete të reja janë shitur në Evropë në vitin 2023, që është në nivelin e tregut të 10 viteve më parë.

Volkswagen ishte sërish marka më e shitur në tregun evropian vitin e kaluar, dhe gjigandi gjerman shiti më shumë se 1.34 milionë vetura dhe në të njëjtën kohë arriti një rritje prej 12 për qind krahasuar me rezultatin e arritur në 2022.

Pas Volkswagen, në listën e markave më të shitura është Toyota me 819,544 njësi të shitura, ndërsa pozita e tretë i takoi Audi, e cila dorëzoi më shumë se 730,000 vetura në 2023.

Modeli më i shitur në Evropë vitin e kaluar ishte Tesla Model Y me më shumë se 250,000 njësi të dorëzuara, përpara Dacia Sandero (234,000) dhe Volkswagen T-Roc (204,000).

Duke pasur parasysh trendin në rënie të shitjeve të veturave elektrike, Tesla do ta kujtojë mirë vitin 2023, i cili do të jetë i vështirë të përsëritet në të ardhmen e afërt. 

25 markat më të shitura në vitin 2023:

Volkswagen – 1.343.740 (+12%)

Toyota – 819.544 (+8%)

Audi – 730.690 (+19%)

BMW – 725.083 (+12%)

Mercedes – 702.886 (+9%)

Renault – 678.236 (+17%)

Škoda – 674.464 (+26%)

Peugeot – 635.176 (+3%)

Kia – 555.033 (+4%)

Ford – 551.939 (+1%)

Dacia – 550.889 (+17%)

Hyundai – 528.645 (+3%)

Opel/Vauxhall – 455.762 (+6%)

Fiat – 373.249 (-3%)

Citroen – 368.973 (-2%)

Tesla – 362.300 (+56%)

Nissan – 291.178 (+23%)

Volvo – 286.760 (+16%)

Seat – 245.545 (+21%)

MG – 231.818 (+105%)

Cupra – 199.985 (+41%)

Suzuki – 187.701 (+43%)

Mini – 185.143 (+8%)

Mazda – 180.854 (+30%)

Jeep – 126.093 (+23%)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat